Shenja e Frank-ut: Kuptojeni edhe ju nëse rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:06
Shenja e Frank-ut: Kuptojeni edhe ju nëse rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Ae dini çfarë është shenja e Frank-it dhe në çfarë mënyre kjo shenjë ndërlidhet me sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut? I pari e kishte vërejtur Sanders T. Frank,i cili që në vitin 1973 ka folur për tezen e mundshme të lidhjes midis tyre. Sipas tij dhe 40 hulumtimeve të ndara, tregojnë faktet se kjo shenjë është indikator i mundshëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Studimi ishte bërë me dy grupe njerëzish, 60 prej tyre dhe ishin ndarë në dy grupe. Grupi i parë kishte shenjën e Frank-ut, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve nuk e kishin.

Përmes studimit dhe hulumtimit është vërtetuar se 73 për qind e të anketuarve me këtë shenjë kishin rrezik të madh për sëmundje cerebrovaskulare. Po ashtu te personat që nuk e kishin këtë shenjë, për 30 për qind më pak ishin të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Ekspertët po ashtu kanë ardhur në përfundim se rezultatet e studimeve tregojnë në ndërlidhje midis kësaj shenje si dhe sëmundjeve të zemrës, por edhe sulmit në tri, pasi që sulmi në tru dhe enët e gjakut kanë lidhshmëri.

(Kosova Sot Online)