Autizmi ndërlidhet me inteligjencë të lartë

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:16
Autizmi ndërlidhet me inteligjencë të lartë

Gjenet, të cilat ndërlidhen me autizmin, mendohet të promovojnë shkallë të lartë të inteligjencës, besojnë shkencëtarët. Faktorët gjenetikë mendohet të luajnë rol të rëndësishëm në autizëm, ndërlidhen me aftësinë mendore në lidhje te njerëzit, të cilët nuk kanë kushte zhvillimore, ka zbuluar studimi i fundit. Rreth 10.000 njerëz që jetojnë në Skoci kishin analizuar ADN e tyre, si pjesë e këtij studimi. Më pas ata ju ishin nënshtruar një serie të testeve të inteligjencës.

Ata që kishin variante të gjeneve që ndërlidheshin me autizëm kishin rezultate paksa më të mira në krahasim me ata njerëz, të cilët nuk kishin pasur qeliza që ndërlidheshin me autizëm. Për më shumë, fakte shtesë rreth kësaj çështje ishin shfaqur kur të njëjtat teste ishin bërë me 921 adoleshentë, që po merrnin pjesë në studimin australian që kishte të bënte me binjakët. Natyra e lidhjes midis autizmit dhe inteligjencës nuk është e qartë, thonë studiuesit.

Më shumë se 70 për qind e njerëzve me autizëm kanë çrregullime mendore, e disa individë me çrregullime mund të shfaqin mesatare më të lartë të inteligjencës jo verbale. Kjo formë e inteligjencës lejon që problemet komplekse të zgjidhen duke përdorur shkathtësi të arsyeshme që kërkojnë përdorimin pak, ose aspak të të folurit, që është vërejtur te njerëzit me autizëm. Dr. Toni-Kim Clarke, nga universiteti i Psikiatrisë, dega e Edinburgut, i cili e kishte udhëhequr studimin, thotë: 'Zbulimet tona tregojnë se variacionet gjenetike që rritin rrezikun për autizëm ndërlidhet me aftësi më të mira kognitive në krahasim me ata që nuk e kanë këtë rrezik.

Përderisa ta kuptuar se si variantet gjenetike ndërlidhen me funksionin e trurit me autizëm, ndoshta mund ta kuptojmë më shumë natyrën e inteligjencës autistike'. Ky studim sugjeron gjenet për autizmin në të vërtetë mund të japë një avantazh të vogël, apo mesatarisht një përparësi të vogël intelektuale për ata që i kanë këto gjene. Zbulimet janë publikuar në revistën shkencore "Molecular Psychiatry".

(Kosova Sot Online)