Përgjigja imune e fortë dhe e shpejtë pas shërimit nga infeksioni Covid-19, thonë shkencëtarët

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 17:14
 Përgjigja imune e fortë dhe e shpejtë pas shërimit nga infeksioni Covid-19, thonë shkencëtarët

Shkencëtarët, kanë gjetur provat më të forta akoma – se njerëzit që shërohen nga Covidi mund të bëjnë një mbrojtje shumë më të shpejtë dhe më efektive kundër infeksionit nëse hasin përsëri virusin.

Studiuesit në Universitetin Rockefeller në New York zbuluan se sistemi imunitar jo vetëm që e mbante mend virusin, por përmirësoi cilësinë e antitrupave mbrojtës pasi një infeksion kishte kaluar, duke pajisur trupin për të lëshuar një sulm të shpejtë dhe të fuqishëm nëse virusi pushton për herë të dytë shkruan The Guardian.

“Është një lajm shumë i mirë”, tha Michel Nussenzweig, kreu i imunologjisë molekulare në Rockerfeller dhe një autor i studimit.

“Pritjet janë që njerëzit duhet të jenë në gjendje të prodhojnë një përgjigje të shpejtë të antitrupave dhe t’i rezistojnë infeksionit në një numër të madh rastesh”.

Është e paqartë se sa mund të zgjasë ‘kujtesa’ e sistemit imunitar, por imunologu Nussenzweig tha se mund të sigurojë një mbrojtje për vite me radhë.

Zbulimi mund të shpjegojë pse ri-infeksionet e verifikuara nga virusi janë deri më tani janë mjaft të rralla.

(Kosova Sot Online)