Dieta me çaj: Humbni dy kilogramë për një ditë!

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 15:06
Dieta me çaj: Humbni dy kilogramë për një ditë!

Nëse dëshironi që shpejtë dhe thjeshtë t'i shkrini kilogramët e tepërt dhe të përgatiteni për pranverë, ndoshta kjo dietë është zgjedhja e duhur për ju. Dieta me çaj të gjelbër dhe qumësht është dieta më e re, që dhuron rezultate e më së shumti u preferohet atyre që dëshirojnë ta heqin sasinë e tepërt të ujit nga organizmi.

Kjo dietë praktikohet vetëm një ditë, e më së shumti dy herë brenda muajit. Me këtë dietë brenda ditës mund të humbni midis gjysmë dhe dy kilogramë. Përbërësit: 1.5 litër qumësht pa yndyrë; 2 lugë gjethe të thara që çajit të gjelbër.

Përgatitja

Vlojeni qumështin dhe e ftohni në 70 gradë, e më pas ia shtoni gjethet e thara të çaji të gjelbër. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu për njëzet minuta, e më pas e pini gjatë ditës, çdo dy orë nga një gotë. Në ndërkohë mund të konsumoni vetëm ujë të thjeshtë.

(Kosova Sot Online)