Tetë ushqimet më të mira për diabet

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 15:21
Tetë ushqimet më të mira për diabet

TË BARDHTË E VEZËS

Të bardhtë e vezës, që janë të pasura me proteina dhe kanë pak karbohidrate, llogariten si ushqim shumë i rëndësishëm për kontrollimin dhe parandalimin e diabetit të shkallës së dytë. Përveç parandalimit të diabetit, të bardhtë e vezës përdorët edhe për largimin e kilogramëve të tepërt.

MOLLA

Sipas një studimi të bërë nga Shkolla për Shëndetin Publik pranë Universitetit të Harvardit, që është bërë me 200.000 njerëz, ata që konsumojnë të paktën pesë molla në javë janë për 23 për qind më pak të rrezikuar nga diabeti i shkallës së dytë sesa njerëzit që nuk konsumojnë fare molla.

PESHKU

Peshqit janë të njohur si ushqim shumë i shëndetshëm, sidomos nëse zgjidhni peshqit e freskët. Kombinojeni peshkun me ushqime të pasura me karbohidrate, si perime, thjerrëza apo edhe drithëra. Për më tepër, peshqit njihen si burim shumë i rëndësishëm i proteinave të pastra.

LAKRA E GJELBËR

Lakra e gjelbër është pjesë e familjes së perimeve të gjelbra dhe nga të gjitha 'anëtarët' e familjes së saj, lakra e gjelbër është më e shëndetshme (së bashku me spinaqin). Në mesin e shumë vetive të saj, lakra e gjelbër njihet edhe si parandalues i sëmundjes së sheqerit.

KAROTAT

Karotat janë burim shumë i rëndësishëm i vitaminës A, vitaminë kjo që është shumë e rëndësishme për shikim të mirë si dhe parandalimin e formave të ndryshme të kancerit. Megjithatë, një tjetër veti shumë e rëndësishme e karotave është edhe parandalimi i zhvillimit të shkallës së dytë të diabetit.

BORONICAT

Boronicat janë pjesë e familjes së ushqimeve që janë të njohura për ndikimin që kanë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër, për shkak të përmbajtjes së sasisë së lartë të fibrave, boronicat njihen edhe për parandalimin e sëmundjes së diabetit.

(Kosova Sot Online)