Maska nga dylli dhe liri "hap" sinuset

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:13
Maska nga dylli dhe liri

Një nga mënyrat më të reja që me sukses shërohen të sëmurit nga sinuset është kompresa prej dyllit dhe lirit. Ajo që me të vërtetë është treguar si ilaç tradicional tashmë mjekët e sugjerojnë përmes kompresave, bëhet fjalë për dyllin e bletëve dhe lirin. Pos sinuseve, shërojnë edhe dhimbjet e kokës dhe migrenën. Sipas mjekëve, kompresa përmban materiale natyrale, pambuk, dyllë dhe lirin. Kompresa ngrohet dhe zvogëlon procesin pezmatues, qetëson në zonën e trajtuar.

Ndikon mirë kundër inflamacioneve, qetëson, përmirëson qarkullimin gjakut dhe ruan temperaturën. Po ashtu, aroma e mjaltit dhe dyllit ndikon mirë në disponim dhe mund ta përdorni në mënyrë të pakufizuar. Për pak kohë kompresa do të hapë kanalet për sekretimin nga sinuset. Në këtë mënyrë eliminohet sekretimi nga hapësirat e hundës. Më së miri do të ishte që kompresën ta mbani gjatë natës. Kjo kompresë ndikon mirë edhe në infeksionet e fytit apo edhe te ngërçet e foshnjave, por tashmë është vërtetuar se ndikon mirë edhe te reuma, dhimbjet në gju, mishin e prishur të dhëmbëve dhe te tretja jo e mirë.

(Kosova Sot Online)