Dieta daneze: Për 13 ditë, deri 20 kilogramë më pak!

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:21
Dieta daneze: Për 13 ditë, deri 20 kilogramë më pak!

Ky program dietal mund të fillohet cilëndo ditë në javë, por sugjerohet e diela. Dieta zgjat 13 ditë dhe është e vështirë por efikase. Organizmi me këtë dietë përshpejton organizmin dhe hedh lëngjet shtesë. Nëse i përcillni udhëzimet mund të humbni nga 7 deri në 20 kilogramë .

UDHËZIME SHTESË

Plani dietal duhet të aplikohet saktësisht 13 ditë, as më pak as më shumë; - Nëse gjatë dietës për shembull pini 1 birrë apo një gotë verë, një çamçakëz apo ushqim tjetër, dietën duhet ta ndërprisni se nuk do të ketë rezultate; - Pas kësaj dieta mund të përsëritet vetëm pas 6 muajsh; - Kur jeni të uritur, pini ujë (së paku 2 litra); - Kafeja mund të zëvendësohet me çaj; - Duhet të përdorni sheqer në kokërr. Pothuajse çdo ditë konsumohet një sallatë e veçantë, kështu që do të ishte mirë ta përgatitni për disa ditë paraprakisht. Receta për sallatë, përbërësit: 1 kg karota, 1 kg lakër të bardhë,1 spec të kuq, 1 spec të gjelbër, 1 presh; Për erëzim të sallatës: 1 dl vaj, 12 dl uthull të mollës, ½ lugës sheqer dhe ½ lugës kripë. Përgatitja: Përzieni krejt përbërësit dhe shtoni përbërësit për erëzim. E lini të qëndrojë një orë dhe përziejeni kohë pas kohe. Mbajeni në frigorifer deri një javë.

DIETA DANEZE 

MENYJA SIPAS DITËVE DITA E PARË

Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer; Dreka: 1 vezë të ziera, spinaq të zier në ujë, 1 domate; Darka: 1 biftek (230 g) sallatë. DITA E DYTË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer; Dreka: 1 rriskë proshutë, 1 jogurt; Darka: 1 biftek (230 g) sallatë. DITA E TRETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera fort, 1 rriskë proshutë, sallatë; Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E KATËRT Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 1 litër lëng pemësh, 1 gotë jogurt; Darka: 1 vezë të zier, 1 karotë, djathë të ri (25 g.) DITA E PESTË Kafjalli: 1 karotë të qëruar me limon; Dreka: 1 pjesë të madhe peshk të zier me limon dhe pak gjalpë; Darka: 1 biftek të madh, sallatë, selino të zier. DITA E GJASHTË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 karotë të madhe; Darka: ½ e pulës pa lëkurë, sallatë.

DITA E SHTATË Kafjalli: 1 gotë kafe pa sheqer; Dreka: asgjë! Darka: mish qengji në tym, pemë të freskëta. DITA E TETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 rriskë proshutë, sallatë; Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E NËNTË Kafjalli: 1 gotë kafe pa sheqer; Dreka: 1 pjesë të madhe proshutë, 1 gotë jogurt; Darka: 1 biftek të madh, sallatë, pemë. DITA E DHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur. Dreka: 2 vezë të ziera, 1 rriskë proshutë, sallatë. Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E NJËMBËDHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 1 litër lëng pemësh, 1 gotë jogurt; Darka: 1 vezë të zier, 1 karotë të qëruar, djathë të ri. DITA DYMBËDHJETË Kafjalli: 1 karotë të madhe të qëruar me 1 limo; Dreka: 1 pjesë të madhe peshk të zier me proshutë dhe pak gjalpë; Darka: 1 biftek të madh, selino, sallatë. DITA E TREMBËDHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 karotë e madhe e qëruar; Darka: ½ e pulës në tym pa lëkurë, sallatë.

(Kosova Sot Online)