Mposhteni gripin për 24 orë

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 12:51
Mposhteni gripin për 24 orë

 Ftohjet dhe viruset në këtë periudhë kohore janë gjithnjë e më të shpeshta dhe askush nuk e ka luksin që dhimbjet t'i bart në plan të dytë. Ekzistojnë disa mënyra efikase që simptomat e gripit të zbuten apo edhe të mposhten për 24 orë Gjumi dhuroj jetë - në "muajt me viruse" flini sa më gjatë, sepse imuniteti do të jetë më i fortë. Më së paku tetë orë në vazhdimësi dhe më gjatë janë më se të nevojshëm.

Në mbrëmje shtrihuni më herët dhe ngrihuni më të freskët. Kafjalli i detyrueshëm - shujta e parë është e rëndësishme dhe duhet të jetë e shëndetshme. Drithëra, mjaltë, prodhime të qumështit, pemë dhe perime ju dhurojnë forcë dhe mbrojnë organizmin. Inhalimi - simptomat e para të gripit janë hunda e bllokuar apo rrjedhjet prej saj, kështu që menjëherë bëni një inhalim. Thithni avullin nga çaji i mentës, kamomilit apo borzilokut. Dilni në ajër - shëtitjet e shkurta në ajër të pastër, pranë lumenjve, ju ndihmojnë të freskoheni dhe relaksoheni. Çajet dhe vitaminat - në vend të kafesë së tretë dhe të katërt, pini çaj nga kamomili, por mund të merrni edhe tableta me vitamina C.

(Kosova Sot Online)