I gjithë COVIDI i botës mund të mbahet me një lugë çaji

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 14:31
 I gjithë COVIDI i botës mund të mbahet me një lugë çaji

E gjithë sasia e COVID-19 që ka infektuar njerëzit në të gjithë botën deri më sot, mund të mbahet vetëm në një lugë çaji.

Përmasa mikroskopike e koronavirusit bën që edhe pse ka rreth 53 milionë të prekur në planet, volumi i tij në total është vetëm 8 ml.

Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker.

“Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. COVID-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared”.

(Kosova Sot Online)