Tri simptomat kryesore të COVID që shfaqen në 85% të rasteve

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 09:23
Tri simptomat kryesore të COVID që shfaqen në 85% të rasteve

Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe thonë se ekzistojnë tre simptoma kryesore të koronavirusit. Sipas tyre, nëse konstatoni vetëm njërën prej tyre, duhet të bëni një test, raporton BBC.

Cilat janë simptomat?

Kollë e re dhe e vazhdueshme – kollitje e fortë për më shumë se një orë, ose kur keni tre ose më shumë episode kollitjeje në 24 orë.

Ethe- një temperaturë mbi 37.8C

Ndryshimi i nuhatjes ose shijes – ose nuk mund të shijoni ose nuhatni asgjë, ose këto shqisa janë të ndryshme nga ato normale.

Sipas ekspertëve rreth 85% e njerëzve me Covid do të kenë të paktën një nga këto simptoma.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma duhet të bëni një test sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos largoheni nga shtëpia.

Kushdo me të cilin jetoni, duhet gjithashtu të izolohet derisa të merrni rezultatin i testit.

Duhen pesë ditë mesatarisht nga momenti që jeni infektuar për të filluar shfaqjen e simptomave, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të duhen deri në 14 ditë.

Nëse testi është pozitiv, e gjithë shtëpia juaj duhet të vazhdojë të ndjekë rregullat e vetë-izolimit.

(Kosova Sot Online)