E gjithë masa e koronavirusit që infektoi 53 milionë njerëz peshon sa një lugë çaji

  • A.P /
  • 17 November 2020 - 21:54
E gjithë masa e koronavirusit që infektoi 53 milionë njerëz peshon sa një lugë çaji

Nëse do të mblidhej, do të zinte vetëm një lugë çaji i gjithë koronavirusi që po infekton njerëzit anë e mbanë botës.

Volumi total i virusit që ka infektuar 53 milionë vetë, do të ishte shumë i vogël,  për shkak të përmasave mikroskopike. Këto llogaritje i bëri matematikani, Matt Parker.


“I gjithë kaosi i botës sot do të mblidhej në një lugë çaji telashe. Një grimcë e këtij virusi është shumë  e vogël, është thjesht kodi për të thyer mbrojtjen e qelizave të tjera”, shprehet ai.

Për të llogaritur vëllimin e koronavirusit, matematikani Parker, u bazua në numrin e qelizave të organizmit dhe atë të të infektuarve me koronavirus , i cili është një milion herë më i vogël se një qelizë njerëzore.

Totali rezultonte vetëm 8 ml.

(Kosova Sot Online)