6 ushqime të shëndetshme për ngritjen e energjisë, që nuk e zgjerojnë belin tuaj

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:26
6 ushqime të shëndetshme për ngritjen e energjisë, që nuk e zgjerojnë belin tuaj

BAJAMET

Nëse i konsumoni bajamet pa kripë dhe të papërpunuara, trupit tuaj i ofrojnë një energji të paketuar me nutriente. Nëse keni mundësi, provoni që arrat gjatë natës t'i futni në një gotë me ujë për t'i aktivizuar. Nëse veproni kështu, vlera e tyre ushqyese do të jetë më e madhe dhe do t'ia lejoni trupit që t'i tretë më lehtë.

JOGURTI

Shtoni pak jogurt nga qumështi i dhisë në kafjallin tuaj, në sallatë apo në ushqimin tjetër të preferuar tuajin, e do të furnizoheni me një dozë të mjaftueshme me kalcium dhe probiotikë. Probiotikët janë bakteri i mirë i gjetur në jogurt me mundësinë e ndryshimit të mikroflorës në zorrë, duke mundësuar forcimin e sistemit imun. Probiotikët ndihmojnë të keni zorrë të shëndosha, asiston në tretje.

SALMONI

Salmoni është i pasur me aminoacidet omega-3, për të cilin është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit, potencialisht ndihmon në reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës. Jo vetëm se është i mirë për zemër, salmoni posedon edhe proteina, vitamina B6, niacinë dhe riboflavinë. Këto të fundit ndihmojnë në shndërrimin e ushqimit në energji. SPINAQI Spinaqi në masë të madhe është i pasur me hekur, magnez dhe kalium. Magnezi luan rol të fuqishëm në prodhimin e energjisë dhe kur i shtohet edhe kaliumi mundësojnë një tretje të mirë dhe efektive në stomak dhe në rregullimin e nervave si dhe funksionimin e muskujve. Shtoni pak spinaq të freskët sallatës tuaj, apo shërbejeni me vezë për kafjall.

FARAT E KUNGULLIT

Konsumoni një të katërtën e gotës me fara të kungullit dhe do të furnizoheni me gjysmën e sasisë së nevojave ditore për magnez. Sikurse edhe në spinaq, magnezi ndihmon te eshtrat, në formimin e proteinave dhe relaksojnë muskujt përmes nivelit të lartë të kalciumit.

PATATET E ËMBLA

Burimi më i mirë i karbohidrateve të shëndetshme janë patatet e ëmbla, e po ashtu posedojnë edhe kalium, magnez, vitamina C dhe vitamina D. Të gjitha këto ndikojnë në ngritjen e energjisë dhe ndihmojnë që të mos ndiheni të lodhur. Janë shumë ushqyese dhe mund t'i konsumoni të zier, të pjekura, në sallatë.

(Kosova Sot Online)