Pse duhet të hani sa më shumë molla japoneze?

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:30
Pse duhet të hani sa më shumë molla japoneze?

Nga problemet me jashtëqitjen tek trajtimi i anemisë, ja pse duhet të hani sa më shumë molla japoneze.

Shpeshherë është quajtur edhe si “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë molla japoneze është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër, shkruan “Living”.

E kemi ngrënë me kujdes nga frika se mos linte njolla, që për mamatë ishin të vështira për t’u hequr, por pa ditur se ç’vlera fshihen brenda saj. Më poshtë, mund të lexoni disa prej vetive të saj:

Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje

Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces.

Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi.

Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

(Kosova Sot Online)