Dëshironi oriz me gjysmën e kalorive. Ziejeni me vaj kokosi dhe lini në frigorifer për 12 orë

  • E.K /
  • 23 nëntor 2020 - 10:23
Dëshironi oriz me gjysmën e kalorive. Ziejeni me vaj kokosi dhe lini në frigorifer për 12 orë

A ju pëlqen orizi, por brengoseni rreth mbipeshës? Kjo është diçka që për një kohë të gjatë ka munduar shumë adhurues të orizit, por, sikurse edhe te secila gjë e mirë, ekziston medalja me dy anët. Lajmi i mirë është se shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën për të reduktuar përmbajtjen e kalorive për 60 për qind - thjesht duke e zier atë.

Zierja e orizit me vaj kokosi dhe më pas duke e ftohur për 12 orë ë frigorifer, më shumë se përgjysmë zvogëlon numrin e kalorive në oriz në momentin kur ta konsumoni. Sido që të jetë, paraprakisht mjekët kanë paralajmëruar se konsumimi i orizit të ringrohur mund të shkaktojë helmim me këtë lloj ushqimi. Ata po ashtu këshillojnë që orizin mos ta lini më gjatë se një ditë në frigorifer para se ta ringrohni sërish.

(Kosova Sot Online)