Një gotë lëng portokalli mund të parandalojë infeksionin Covid-19

  • E.K /
  • 26 nëntor 2020 - 09:48
Një gotë lëng portokalli mund të parandalojë infeksionin Covid-19

A mundet që një gotë me lëng portokalli të ofrojë mbrojtje ndaj COVID-19?

Studimi i ri ka identifikuar një trajtim të ri dhe një masë parandaluese kundër COVID-19, sëmundja virale e shkaktuar nga SARS-CoV-2. Sipas hulumtimit, botuar në revistën Medical Hypotheses, hesperidin – një përbërje në lëkurat e portokallit – mund të bllokojë koronavirusin të hyjë në qelizat pritëse përmes receptorëve ACE2 të cilët mund të parandalojnë infeksionin. “Aktiviteti anti-viral i hesperidinës mund të përbëjë një mundësi trajtimi për COVID-19, përmes përmirësimit të imunitetit qelizor të strehuesit kundër infeksionit dhe aktiviteti i tij i mirë anti-inflamator mund të ndihmojë në kontrollimin e stuhisë së citokinës”, shkruajn studiuesit.

Një stuhi citokine është një reagim i tepërt i sistemit imunitar të trupit.

“Tek disa njerëz me COVID-19, sistemi imunitar lëshon lajmëtarë imunë, të quajtur citokina, në qarkullimin e gjakut në proporcion me kërcënimin ose shumë kohë pasi virusi nuk është më një kërcënim”, shpjegon Harvard Health.

Kur kjo të ndodhë, sistemi imunitar sulmon indet e trupit, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm. Një stuhi citokine shkakton një përgjigje të ekzagjeruar inflamatore që mund të dëmtojë mëlçinë, enët e gjakut, veshkat dhe mushkëritë dhe të rrisë formimin e mpiksjes së gjakut në të gjithë trupin”, vazhdon ai më tej.

Ai shton: “Në fund të fundit, stuhia e citokinës mund të shkaktojë më shumë dëm sesa vetë koronavirusi”.

A mundet që një gotë me lëng portokalli të ofrojë mbrojtje ndaj COVID-19?

Dr. Philippa tha se gjetjet janë inkurajuese. Sidoqoftë, duke qenë se studimi lidhet me vetë kimikatin dhe jo me portokallet është shumë shpejt të dihet me siguri nëse përfitimet shtrihen në pirjen e lëngut të portokallit. Duhen bërë më shumë hulumtime, por një gotë me lëng portokalli mund të ndihmojë, tha ajo.

Ndërhyrje të tjera inkurajuese

Larja e gojës është treguar gjithashtu se çrrënjos në mënyrë efektive COVID-19. Shkencëtarët në Universitetin e Cardiff zbuluan se kishte “shenja premtuese” se larjet e gojës mund të ndihmojnë në zhdukjen e virusit. Kjo vjen pasi shkencëtarët gjetën se larësit e gojës mundën të vrisnin koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në një laborator.

Në mënyrë të veçantë, larësit që përmbajnë të paktën 0,07% të klorurit cetypiridinium (CPC) treguan “shenja premtuese” të të qenit në gjendje të zhdukin virusin kur ekspozohen ndaj virusit në një laborator, thanë shkencëtarët.

(Kosova Sot Online)