Çaji i cili parandalon sulmin në zemër dhe parandalon zhvillimin e kancerit

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 12:35
Çaji i cili parandalon sulmin në zemër dhe parandalon zhvillimin e kancerit

Çaji i zi - një gotë me këtë lloj të çajit ruan sistemin e enëve të gjakut, lukthin, përmirëson aftësitë mendore dhe ngadalëson zhvillimin e kancerit. Dikur më shumë konsumohej shkaku i aromës së këndshme, por tani shihet fare e qartë se është shumë i shëndetshëm. Çaji i zi, sikurse edhe ai i gjelbër, vjen nga e njëjta bimë "Camellia Snensis". Tradita e çajit të zi në botë është e gjatë. Shumë mjekë dhe ekspertë flasin për këtë çaj, sidomos gjatë shekullit të kaluar kur është vërtetuar efekti shërues i tij.

Hulumtuesit kanë bërë studimet dhe kanë vërtetuar se flavonoidet në çaj të zi zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit, duke pakësuar rrezikun nga sulmi në tru dhe në zemër. Hulumtimet po ashtu kanë vërtetuar se çaji i zi në masë të madhe pakëson rrezikun për t'u prekur nga kanceri. Këtë efekt çaji i zi e posedon pikërisht për faktin se është i pasur me antioksidues. Është vërtetuar se pirja e çajit të zi pakëson rrezikun nga kanceri i lukthit, mushkërive, vezoreve, gjirit dhe ul rrezikun nga sulmi në tru, ndihmon te sëmundjet e lukthit, si dhe ndihmon te diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)