Përse avokado është kaq me rëndësi për vitalitet?

  • E.K /
  • 01 dhjetor 2020 - 10:26
Përse avokado është kaq me rëndësi për vitalitet?

Avokado njihet si burim i yndyrave të shëndetshme. Hulumtimet kanë vërtetuar se avokadon përfundimisht duhet ta shtoni në ushqimin tuaj të përditshëm, sepse mund të humbni në peshë dhe ndikon mirë në shëndetin e përgjithshëm.

RREGULLON NIVELIN E KOLESTEROLIT

Ekspertët pohojnë se me shtimin e konsumimit të avokados mund ta rregulloni nivelin e kolesterolit në trup. Një studim ka theksuar se konsumimi i përditshëm i avokados në një periudhë kohore prej pesë javësh mund ta ulë nivelin e kolesterolit për 13.5mg/dl.

PËRMIRËSON CILËSINË E USHQIMIT

Avokado është burimi i duhur i vitaminave dhe shumë substancave të tjera shëruese që mund ta zvogëlojnë belin tuaj. Në një hulumtim është vërtetuar se avokado përmirëson absorbimin e karotenoideve, që ndikojnë në pakësimin e qelizave të kancerit.

PAKËSON SASINË E RADIKALËVE TË LIRË

Radikalët e lirë sulmojnë mitokondrinë tuaj, e kjo e saboton metabolizmin tuaj. Radikalët e lirë shkaktojnë një reaksion zinxhirë në trup, të cilët shkatërrojnë qelizat e ADN-së dhe shkaktojnë shumë probleme shëndetësore.

(Kosova Sot ONline