5 ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni peshë

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 10:52
5 ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni peshë

Nëse dëshironi të humbni peshë pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Më poshtë ju parqesim ushqimet që do ju japin ndjesinë e ngopjes dhe për më tepër ato kanë shumë pak kalori.
1-Vezë të ziera
Konsumimi i një veze të zier ju jep idenë se keni ngrënë një vakt të tërë.
2-Kokoshka
Ju sugjerojm të zëvendësoni patatinat me kokoshkat. Ato janë të lehta dhe përmbajnë protetina dhe shumë vitamina, si përshembull kalciumin, vitaminën A dhe K. Mundohuni të mos përdorni kripën apo sheqerin me kokoshkat pasi ato shtojnë kaloritë.
3-Çokollatë e zezë
Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo ul nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ajo gjithashtu ul ndjesinë e urisë.
4-Kosi
Kosi përmban shumë proteina. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Kosi pa yndyrë do të ishte zgjedhja e duhur.
5-Frutat e thata
Frutat e thata janë të pasura me yndyrna të pangopura, omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës.

(Kosova Sot Online)