Farmacistja e njohur: Meshkujt shqiptarë kanë turp të blejnë prezervativë e peceta menstruale

  • G.G /
  • 03 December 2020 - 11:54
Farmacistja e njohur: Meshkujt shqiptarë kanë turp të blejnë prezervativë e peceta menstruale

Në “Ftesë në 5” me u diskutua nuditeti në prani të fëmijëve dhe situata të tjera që vendosin nënat në siklet.

Teksa Bieta i pyeti të ftuarat nëse ua besojnë bashkëshortëve blerjet e të brendshmeve për fëmijët, Ami Bekteshi u shpreh se meshkujt shqiptarë kanë shumë komplekse.

“Jo vetëm veshmbathje, por edhe peceta menstruale kanë turp të blejnë”, tha ajo.

Në këtë moment nuk mungoi as ndërhyrja e farmacistes Arba Gramo, e cila bazuar në punën e përditshme pohoi se burrat shqiptarë ulin kokën edhe kur blejnë prezervativë.

(Kosova Sot Online)