Kolesteroli i lartë, por edhe mungesa e tij, janë të dëmshëm

  • E.K /
  • 05 dhjetor 2020 - 11:14
Kolesteroli i lartë, por edhe mungesa e tij, janë të dëmshëm

E dhe atëherë kur kolesteroli i përgjithshëm është në kufij të normales, ekuilibri i çrregulluar i kolesterolit të mirë dhe atij të dëmshëm është i rrezikshëm për shëndetin kardiovaskular. Kjo do të thotë se kolesteroli i keq nuk guxon të jetë përtej kufijve të normales, por e rrezikshme është edhe atëherë kur në gjak nuk ka mjaftueshëm sasi të kolesterolit të mirë. Ekspertët pohojnë se kolesteroli më i ulët do të thotë se më rrallë do të prekeni nga sëmundjet e zemrës, mirëpo, ekzistojnë disa indikacione se kolesteroli shumë i ulët mund të jetë edhe i dëmshëm. Besohet se ruajtja e enëve të gjakut në tru sigurohet nga në sasi e caktuar e kolesterolit.

Ekzistojnë edhe disa studime që vërtetojnë lidhjen midis kolesterolit të ulët dhe shfaqjes së kancerit në zorrë të trashë dhe dëmtimit të mëlçisë. Me kolesterol të ulët ndihemi më keq dhe më agresivë sesa me atë të lartë. Sisa studime pohojnë se kolesteroli i ulët në njëfarë mënyre ndikon në pakësimin e serotoninës, që është e mirë për disponim të mirë dhe sjell depresion dhe agresivitet.

(Kosova Sot Online0