Spinaqi ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të trurit

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 10:27
Spinaqi ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të trurit

Tash e një kohë të gjatë dihet se perimet e gjelbra ndikojnë mirë në shëndet, se në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në nivelin e hemoglobinës në gjak dhe për këtë arsye ju sugjerohen personave që vuajnë nga anemia. Por, a e keni ditur ndikimin e spinaqit në tru? Studimi i ekspertëve nga universiteti në Çikago ka zbuluar se personat që një apo dy herë në ditë kanë konsumuar perimet si lakër jeshile apo spinaq, në masë të madhe kishin kujtesë më të mirë se ata që nuk kishin konsumuar këto perime.

Kjo e dhënë ishte vlerësuar te të gjithë personat, pa marrë parasysh edukimin e tyre, stilin e jetës që kishin bërë dhe cilat ishin predispozitat e tyre gjenetike. Shkencëtarët kanë analizuar rreth 1.000 persona moshash të shumta dhe kanë vlerësuar aftësitë e tyre. është vërtetuar se personat që kanë konsumuar perime të gjelbra kishin tru më të ri në krahasim me personat që nuk kishin konsumuar perime me gjethe të gjelbër. Kjo do të thotë se qelizat e trurit më shpejt ripërtërihen nëse hani spinaq

(Kosova Sot Online)