Shkoni të uritur në gjumë për të humbur në peshë? Ja çfarë i bëni vetes

  • E.K /
  • 07 dhjetor 2020 - 11:07
Shkoni të uritur në gjumë për të humbur në peshë? Ja çfarë i bëni vetes

Shkuarja në gjumë me ndjenjën e urisë është një mit në lidhje me dietën me të cilën mund të jeni përballë së paku një herë në jetën tuaj. Nutricistët nga Australia kanë zbuluar se a guxoni të hani pak para gjumit si dhe cilin ushqim më së miri do të ishte të shmangnit për të humbur ndonjë nga kilogramët shtesë. Derisa ju flini, organizmi bën shumë punë: përtërinë dhe shumon qelizat e veta, tret ushqimin dhe bën shumë gjëra biologjike të domosdoshme për jetën.

Të gjitha këto procese në trup kërkojnë energji, të cilat trupi i merr nga ushqimi që e keni konsumuar gjatë ditës dhe natës. "Nëse para gjumit keni konsumuar ushqim me kalori të zbrazëta, si çokollatë apo akullore, niveli i sheqerit në gjak shumë shpejt do të rritet, e energjia e fituar në mënyrë automatike do të ruhet në trup në formë të jastëkëve yndyrorë", thonë nutricistët. Për gjumë më të rehatshëm nevojitet që disa orë para gjumit të mos hani asnjë lloj ushqimi, në mënyrë që tretja të mos ju mbajë zgjuar. Mirëpo, nëse hani para se të shkoni në shtrat, zgjidhni ushqimin me nivel të ulët të sheqerit dhe të karbohidrateve.

(Kosova Sot Online)