Si të mposhtni shtypjen e ulët të gjakut?

  • E.K /
  • 08 dhjetor 2020 - 13:08
Si të mposhtni shtypjen e ulët të gjakut?

Shtypja e ulët e gjakut shkakton shumë probleme: lodhje, pagjumësi, plogështi, dhimbje koke dhe rënie në përqendrim. Ju paraqesim disa këshilla, që ta normalizoni shtypjen e ulët të gjakut Konsumoni 5 shujta të vogla në ditë! Hani rregullisht, por le të jenë shujta të vogla (tri shujta kryesore dhe dy zamra). Personat që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut, të konsumojnë ushqimet e pasura me magnez dhe kalium.

Pini ujë dhe lëngje! Është shumë me rëndësi që gjatë ditës të pini shumë ujë dhe lëngje. Pos ujit, mund të pini lëngje dhe lloje të çajit. Limonada është e shëndetshme. Ndalohet alkooli! Alkooli nxit largimin e lëngjeve nga organizmi dhe pengon punën e qendrës për ekuilibër në tru. Personat me shtypje të ulët të gjakut do të duhej ta shmangnin.

(Kosova Sot Online)