Nëse fëmija merr frymë kështu, urgjentisht dërgojeni te mjeku

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 10:18
Nëse fëmija merr frymë kështu, urgjentisht dërgojeni te mjeku

Blogerja dhe nëna Charlie O’Brien ka publikuar një video të bebes së saj, e cila është xhiruar vitin e kaluar, por e cila shumë prindërve do t’u ndihmojë.

“Kur Luna ishte vetëm katërjavëshe, ishte e qetë gjatë gjithë ditës dhe mezi qante, gjë që është gjë e pazakonshme për të”, ka thënë në video.

Duke vëzhguar vajzën e vet se si flinte, ka vërejtur diçka të pazakonshme.

“E shikoja si flinte pranë meje dhe e kuptova që diç nuk ishte në rregull. Ia zbërtheva rrobat dhe pashë diç të pazakonshme, thotë ajo, duke menduar për mënyrën se si bebja merrte frymë.

“Tërheqja brenda e brinjëve me rastin e frymëmarrjes është shenjë që beben duhet menjëherë ta dërgoni te mjeku!

Ka pasur bronkiolitis dhe nivel shumë të ulët oksigjeni. Fatmirësisht, pasi që gjithë natën ka qenë e furnizuar me oksigjen u përmirësua mirë”, përcjell telegrafi.

Video është bërë shumë e popullarizuar në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)