Tre, katër, tash: Zbuloni orarin për të humbur në peshë

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 13:11
Tre, katër, tash: Zbuloni orarin për të humbur në peshë

Të gjithë e dimë se konsumimi i sasisë së madhe të ushqimit pa vlerë ushqyese ndihmon në grumbullimin e kilogramëve. Tashmë është vërtetuar se cila periudhë e ditës ndikon që të shtojmë në peshë. Hulumtuesit nga universiteti "San Raffaele" kanë bërë një eksperiment, në të cilin kishin marrë pjesë dy grupe të femrave. Të gjitha ato kishin të njëjtin ushqim për tre muajve, por se kishin radhitje të ndryshme në konsumimin e kalorive. Grupi i parë, 70 për qind të kalorive i kishte konsumuar gjatë kafjallit dhe drekës, e 30 për qind gjatë zamrës së pasdites dhe në darkë.

Grupi i dytë gjatë kafjallit kishte konsumuar 50 për qind të kalorive, e pjesën tjetër gjatë drekët, zamrës dhe darkës. Femra që kishin konsumuar më shumë kalori në gjysmën e parë të ditës kishin humbur në peshë dhe kishin aktivitet më të mirë metabolik. Mesatarisht femrat kishin humbur dy kilogramë më shumë se femrat që shumicën e kalorive i kishin sjellë në gjysmën e dytë të ditës dhe belin e kishin holluar për 33 për qind.

(Kosova Sot Online)