Ngjyra e urinës, pasqyrë e shëndetit tuaj

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 11:12
Ngjyra e urinës, pasqyrë e shëndetit tuaj

Ngjyra e urinës suaj mund të jetë detektuesi i shumë problemeve shëndetësore Urina e verdhë e zbehtë - në mënyrë të shëndetshme, normale, urina 96 për qind është ujë, derisa pjesa tjetër është mbetje nga prodhimet. Urina e pastër - nëse pini shumë lëngje, kjo do ta zbehë pigmentin e verdhë dhe urina do të jetë më transparente. Mirëpo, një në 25 mijë njerëz kur kanë ngjyrë të tillë vuajnë nga diabeti. Urinën e verdhë - e ndritshme, në rastet më të shpeshta e shkaktojnë shtesat prej vitaminave.

Urina e errët apo e portokalltë - dërgon porosi se jeni të dehidruar ose vuani nga verdhëza. Pini më shumë lëngje. Urina e kaltër - shpjegimi për këtë ngjyrë të pabesueshme është konsumimi i tepërt i ushqimeve me ngjyrë të kaltër. Urina mund të jetë e kaltër edhe si pasojë e metelienit, ilaçit kundër baktereve të infeksioneve urinale. Urina e gjelbër - bakteri "Pseudomonas aeruginosa" e cila shkakton cistet, urinën mund ta ngjyrosë në të gjelbër nëse vjen deri te trakti urinar nga zorrët dhe shkakton infeksionin.

(Kosova Sot O