Paracetamoli për grip? As nuk pakëson dhimbjet, as temperaturën

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 11:18
Paracetamoli për grip? As nuk pakëson dhimbjet, as temperaturën

Nëse merrni paracetamolin për t'i lehtësuar dhimbjet si pasojë e gripit nuk ka ndonjë dobi, thonë shkencëtarët. Përkundër këshillave, ilaçi shumë popullor as nuk redukton temperaturën e as simptomat e tjera, si dhimbjet për shembull. Paracetamoli është përbërës kyç në shërimin e ftohjes dhe në përgatitjen e ilaçeve shtëpiake kundër gripit. Por, akademikët nuk kanë gjetur ndonjë ndryshim në temperaturën e trupit gjatë rasteve, kur ishte përdorur paracetamoli.

Studimi i bërë nga mjekët në Zelandë të Re, është standardi i parë që krahason pilulën me placebo. Dr. Irene Braithwaite, nga Instituti Kërkimor i Zelandës së re, thotë: "Ne fillimisht kishim teorizuar që marrja e paracetamolit mund të jetë e dëmshme. Për fat të mirë, kjo nuk është zbuluar. Në këtë studim paracetamoli nuk ishte i dëmshëm, por po ashtu përmes studimit kemi gjetur se nuk është fare as i dobishëm".

(Kosova Sot Online)