Grip apo Covid-19: Si të njohim ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 14:01
Grip apo Covid-19: Si të njohim ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre

Frika nga gripi dhe pasojat që mund të shkaktojë nuk janë unike, sepse kësaj sëmundje virale iu bashkua një përbindësh tjetër viral – COVID-19. SARS-CoV-2 dhe virusi i gripit mund të kenë simptoma të ngjashme dhe një mënyrë të ngjashme transmetimi, por ekzistojnë dy lloje të ndryshme të viruseve që sillen ndryshe. Duke qenë se lufta kundër të dy viruseve mund të jetë shumë e vështirë dhe të ketë pasoja të rënda në të njëjtën kohë, duhet të keni kujdes për të gjitha simptomat dhe masat e mbrojtjes.

Siç është përmendur tashmë, simptomat e dy sëmundjeve mund të jenë të ngjashme dhe madje e bëjnë të vështirë njohjen e ndryshimeve, kështu që mund të jetë i nevojshëm testimi për të konfirmuar diagnozën.
Ekspertët e shëndetit botëror shpesh tregojnë se vaksinimi kundër gripit mund të zvogëlojë ndjeshëm vdekshmërinë nga COVID-19, pasi luftimi i të dy sëmundjeve në të njëjtën kohë mund të jetë shumë i vështirë për individët dhe të ketë pasoja të tmerrshme.

Megjithëse ka informacione të reja në lidhje me simptomat e COVID-19 çdo ditë, ekspertët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofrojnë një udhëzues të shkurtër përmes ngjashmërive dhe ndryshimeve midis simptomave të këtyre dy sëmundjeve.

COVID-19 DHE GRIPI
Ngjashmëritë në llojin e simptomave

Tek të dyja sëmundjet, këto simptoma mund të shfaqen, por jo domosdoshmërisht. Të zakonshme janë:

Temperatura dhe ethet
Kollitja
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
Lodhja
Dhimbje të fytit
Rrjedhje hundësh
Dhimbje të muskujve dhe trupit
Dhimbje koke
Tek disa shfaqen të vjella dhe diarre, megjithëse janë më të zakonshme tek fëmijët, sesa tek të rriturit
Diferencat në simptomat

GRIPI
Virusi i gripit shkakton simptoma të lehta deri në të rënda, përfshirë edhe ato të listuara.

COVID-19
Simptomat që ndryshojnë nga gripi mund të përfshijnë humbjen e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes.

SA ËSHTË E NEVOJSHME TË SHFAQEN SIMPTOMAT E PARA?

Ngjashmëritë
Të dy sëmundjet kërkojnë një ose më shumë ditë nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e simptomave.

Dallimet
Tek një person me COVID-19, ndonjëherë duhet më shumë kohë që të shfaqen simptomat.

GRIPI
Është tipike për një person të zhvillojë simptoma midis ditës së parë dhe të katërt nga koha e infeksionit.

COVID-19
Simptomat mund të zhvillohen 5 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe 2 ditë pas infektimit ose edhe pas ditës së 14-të.

SA GJATË MUND TË SHPËRNDAJË DIKUSH VIRUSIN?

Ngjashmëritë
Në të dy rastet, virusi mund të transmetohet tek një person tjetër edhe një ditë para se të shfaqen simptomat.

Dallimet
Nëse një person ka COVID-19, mund të jetë më infektues, sesa një person që ka grip.

GRIPI
Fëmijët dhe të rriturit do të jenë të rrezikshëm për të tjerët në 3-4 ditët e para të sëmundjes, megjithëse kjo mund të zgjasë deri në 7 ditë.

COVID-19
Jo të gjitha të dhënat janë të njohura akoma, por është e mundur që pacientët të infektohen 2 ditë para shfaqjes së simptomave dhe 10 ditë pas shfaqjes së simptomave të para.

NDËRLIKIMET

Ngjashmëritë:
Të dyja sëmundjet mund të rezultojnë në këto komplikime:
Inflamacion i mushkërive
Dështim të sistemit respirator
Sepsa
Dështimi i organeve të ndryshme
Përkeqësimi i gjendjeve ekzistuese mjekësore
Infeksionet dytësore bakteriale
Inflamacion i zemrës, trurit dhe indeve të muskujve
Dallimet:

GRIPI
Shumica e njerëzve do të shërohen brenda disa ditësh, por disa mund të përjetojnë pasojat e renditura më sipër.

COVID-19
Përveç këtyre simptomave, ndërlikimet mund të përfshijnë:
Mbyllja e enëve të gjakut
Sindroma inflamatore multisistemale tek fëmijët.

(Kosova Sot Online)