Pse duhet të marrim vitaminën C

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 11:40
Pse duhet të marrim vitaminën C

Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze.

Qysh nga fillimi i pandemisë së koronavirusit Vitamina C mbetet një kryefjalë për një kohë të gjatë. Kushdo që përdor një Vitaminë C do të shohin funksionin e saj brenda organizmit.

Vitamina C vepron si një antioksidant dhe është zbutës për largimin e toksinave, forcon  imunitetin dhe parandalon çdo dëmtim në trupin tonë . Përveç kësaj përshpejton metabolizmin dhe nxit humbjen e peshës, dhe forcon kockat dhe nyjat e trupit.

Prandaj, nutricionistët dhe ekspertët e shëndetit në të gjithë botën rekomandojnë përfshirjen e vitaminës C në dietën tonë të përditshme për një gjendje të përgjithshme fizike. Dhe pjesa më e mirë është se është lehtësisht e disponueshme në disa fruta dhe perime që hamë në baza ditore.

Disa nga frutat dhe perimet të pasura me Vitaminë C për kocka dhe organizëm të shëndetshëm.

Amla, Portokalli, Limoni, Molla e gjelbër, Karota, Perimet me gjethe si, spinaqi, mustarda, dhe brokooli.

Gjatë ditës, për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C, duhet të konsumoni rreth 2-3 racione me fruta dhe perime.

Është e rëndësishme që 1-2 racionet ditore të frutave ose perimeve të konsumohen të pa gatuara, pra të freskëta. Nëse konsumojmë, minimumi 5 racione perime dhe fruta në ditë, organizmi merr rreth 200mg vitaminë C, shkruan Food.ndtv.

(Kosova Sot Online)