Testi i thjeshtë vizual që zbulon autizmin

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 12:48
Testi i thjeshtë vizual që zbulon autizmin

Trutë e fëmijëve me autizëm reagojnë për dy herë më ngadalë ndaj fotografive. Autizmi te fëmijët mund të diagnostikohet në një moshë të hershme me teste vizuale, pohojnë shkencëtarët. Ekspertët amerikanë thonë se kanë bërë një zbulim të madh në kuptimin e çrregullimit që mund ta shtrojë rrugën për prindërit dhe mjekët në fillimin e mëhershëm të trajtimit. Për herë të parë, ata kanë lidhur një lajmëtar specifik kimik me emrin GABA në tru me sjelljen autistike.

Njerëzit me autizëm kanë nivele më të ulëta të GABA-s, që e qetëson trurin duke i kundërshtuar lajmëtarët kimikë që e stimulojnë atë. Nivelet e ulëta të GABA-s bëjnë që trutë e njerëzve me autizëm të jenë më të nxehtë, gjë që sqaron pse deri te një e katërta prej tyre vuajnë edhe nga sulmet epileptike. Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se zbulimi mund të ofrojë informata të reja në kuptimin, diagnostikimin dhe më pas në trajtimin e autizmit. Testet vizuale zbulojnë nëse ekziston ndonjë çekuilibër mes lajmëtarëve kimikë që qetësojnë dhe stimulojnë trurin që do të mund të përdorej në diagnostikimin e fëmijëve të vegjël me autizëm, kanë thënë hulumtuesit.

(Kosova Sot Online)