Ëmbëlsira 6.000 vjet e vjetër, që shëron shumë sëmundje

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 13:27
Ëmbëlsira 6.000 vjet e vjetër, që shëron shumë sëmundje

Receta për ëmbëlsirën me emrin pasteli daton nga periudha prej para 6 mijë vjetëve dhe përmendet në Greqinë antike dhe Lindjen e Mesme. Kjo ëmbëlsirë shëruese përmendet edhe në Iliadën e Homerit me emrin Intrion. Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë të shijshme, e cila njëkohësisht ka karakteristika shëruese. Pasteli përmban 182 elemente, që janë të dobishme për shëndetin, e veçanërisht përqindja e lartë e antioksiduesve bën që të parandalohet zhvillimi i kancerit dhe sëmundjeve të tjera të rënda.

Përbërësit

300 gramë tahini (pastë nga susami i bluar i papërpunuar) - 300 gramë mjaltë natyrale Për tahini ju nevojiten fara të papërpunuara të qëruara të susamit dhe vaj (zakonisht dy lugë të vogla me vaj shkojnë në një ose në gjysmë filxhani me fara). I fërgoni ngadalë farat. Kur të ftohen, i qitni në blender me vaj dhe i përzini deri kur ta fitoni një pastë me dendësi të dëshiruar.

Gjatë përzierjes në masë mund ta shtoni edhe një grusht me arra, bajame ose lajthi të bluara. Bëni toptha dhe i rrotulloni në fara të plota të susamit. Më pas ato i vendosni në frigorifer. Më pas si ëmbëlsirë ose si ilaç mund t'i konsumoni nga 2-3 copa në ditë. Edhe pse bëhet fjalë për një ëmbëlsirë të shijshme, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse është një bombë energjike.

(Kosova Sot Online)