Mjedrat, mbrojtëse të enëve të gjakut

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 12:14
Mjedrat, mbrojtëse të enëve të gjakut

Falë përqindjes së madhe të hekurit, mjedrat janë treguar si shumë të suksesshme në shërimin e anemisë. Ky fryt i lëngshëm është i pasur edhe me kalium, kalcium, fosfor, magnez, si dhe me vitaminat B1, B2, C dhe PP, e përmban edhe përbërës, që parandalojnë oksidimin e kolesterolit LDL dhe shfaqjen e arteriosklerozës dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare.

Pasi që përmban shumë kalium dhe përmbajtje të ulët me natrium, mjedrën duhet ta konsumojnë sa më shpesh personat, që vuajnë nga hipertensioni, sepse e ul shtypjen e lartë të gjakut. Mjedra ndikon mirë edhe në rast të infeksioneve me baktere, si dhe te hemorroidet, e përdoret edhe si antiseptik.

(Kosova Sot Online)