Shafrani -bima shëruese me përbërës të fortë kundër kancerit

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 15:13
Shafrani -bima shëruese me përbërës të fortë kundër kancerit

Shpeshherë është përdorur kundër dhimbjeve dhe ngërçeve, kundër sëmundjeve gastrointestinale (pakëson dhimbjet në stomak) dhe sëmundjeve të veshkave si dhe te sindroma paramenstruale. Mjekësia moderne vërteton se karotenoidet në shafran kanë përbërës që luftojnë kancerin, ndërsa sistemin imune forcojnë në mënyrë që t'i luftojë viruset dhe inflamacionet.

Ekzistojnë edhe studime se ndikon në tumoret malinje, ku jeta e minjve që kishin tumore ishte zgjatur për 110 për qind. Ekstraktet e metanolit të shafranit në përqendrime të ndryshme neutralizojnë ndikimin oksidues të radikalëve të lirë për rreth 65 për qind. Mund të përdoret edhe kundër depresionit, sepse ndikon në serotoninën e trurit, hormon i lumturisë ky, që ndikon në disponimin tonë, shton ndjenjën e kënaqësisë, shton energjinë dhe na bën më të lumtur. Thuhet se ndikon edhe në ngadalësimin e plakjes. Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se shafrani ndikon edhe të kemi shikim më të mirë, na mbron nga verbëria.

(Kosova Sot Online)