Ndoshta nuk e pranoni, por ja disa këshilla nëse gërhisni

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 14:50
Ndoshta nuk e pranoni, por ja disa këshilla nëse gërhisni

Gërhitja di të jetë irrituese për rrethin. Për të pasur një gjumë të rehatshëm, ju paraqesim disa këshilla:

1. Ngriheni lart kokën me ndihmën e disa jastëkëve. Kështu indi i fyti nuk do të futet në faza rrezatuese;

2. Provoni të flini në krah, sepse duke fjetur në shpinë gjuha mbyll kalimin e ajrit, që shkakton gërhitje;

3. Personat që gërhasin shkaku i hundës së bllokuar para gjumit duhet të hedhin disa pika në hundë dhe ta shpëlajnë atë, për bazë e kanë kripën e detit;

4. Nëse jeni alergjik në pluhur, dhomën tuaj detyrimisht ta mbani të pastër. Çarçafët t'i mbani të pastër dhe t'i pastroni sa më shpesh në temperatura të larta;

5. Disa orë para gjumit mos konsumoni shujta të rënda dhe pije alkooli. Ndaloni duhanin, sepse kjo shkakton mukozë përreth fytit.

(Kosova Sot Online)