Lëngu nga spinaqi largon dëshirën për karbohidrate dhe pakëson urinë

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 13:08
Lëngu nga spinaqi largon dëshirën për karbohidrate dhe pakëson urinë

S pinaqi është një yll i vërtetë midis perimeve - përmban pak kalori dhe është përplot me hekur dhe vitamina A dhe K. Është i shkëlqyeshëm si i freskët, në sallata, por edhe i zier si salcë. Mirëpo, me lëngun nga spinaqi mund ta arrini mrekullinë - kjo perime në fakt vret dëshirën për karbohidrate dhe pakëson urinë. Studimi i fundit i publikuar në revistën "Appetite" ka zbuluar se si ky lëng prej spinaqit në praktikë eliminon dëshirën për karbohidrate, me të cilat është i pasur ushqimi i shpejtë, e kjo ndikon të humbni në peshë dhe të keni një gjendje më të mirë fizike të organizmit tuaj.

Hulumtuesit kanë punuar me një grup prej 38 grave me mbipeshë, e kjo kishte zgjatur për tre muaj. Atyre u ishte rekomanduar që të konsumojnë tri shujta të ekuilibruara në ditë, të heqin qafe ushqimin e dëmshëm dhe të pinë lëng spinaqi para kafjallit, çdo mëngjes. Gjysma e tyre e kishin përdorur këtë lëng, pjesa tjetër kishin marrë placebo. Në fund, femrat që kishin konsumuar lëngun e spinaqit kanë pranuar se nuk e kishin ndier urinë dhe se e kishin më të lehtë t'i përmbahen programit për ushtrime dhe ushqim. Mesatarisht ato kishin humbur midis 6 dhe 7 kilogramë.

(Kosova Sot Online)