Pesë zakonet që i japin një 50-vjeçari mbi 30 vite jetë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 14:26
Pesë zakonet që i japin një 50-vjeçari mbi 30 vite jetë

Zakonet e shëndetshme mund të zgjasin jetën pa sëmundje serioze për një dekadë, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar. 

Sa më të vendosur të jemi për të ndjekur disa zakone, aq më shumë do të jetojmë pa probleme shëndetësore.

 Në fakt, gratë mund të shtojnë më shumë vite jetë të shëndetshme (dhjetë vite) nëse ndjekin këto 5 zakone të shëndtshme  sesa burrat (shtatë).

Dhe pesë zakonet që duhet të ndiqni janë: Të ushqeheni shëndetshëm, të pini alkool në mënyrë të moderuar (deri në një gotë verë në ditë gra dhe dy gota burra), mos të pini duhan fare, të mbani peshën tuaj në nivele normale (indeksi i masës trupore 18,5 deri në 25 ) dhe stërvitje për të paktën gjysmë ore në ditë .

Studiuesit, të udhëhequr nga Frank Hoo, një profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit, publikuan gjetjet e tyre në British Medical Journal (BMJ) dhe analizuan të dhënat për gati 73.200 gra dhe 38,400 burra deri në moshën 34 vjeç.

Sipas studimit, nëse një burrë 50 vjeç ndjek të paktën katër nga pesë zakone të shëndetshme, ai do të jetojë mesatarisht edhe 31.1 vjet të tjera pa sëmundje kronike, krahasuar me 23.5 vjet për burrat që nuk ndjekin asnjë nga pesë zakonet që do të thotë se  i pari do të fitojë shtatë vjet e gjysmë të tjera të jetesës së shëndetshme. 

Për gratë 50 vjeç që ndjekin katër nga pesë zakonet, përfitimi do të jetë edhe më i madh (mbi dhjetë vjet), pasi ato mund të presin mesatarisht edhe 34.4 vjet të tjera pa sëmundje kronike, krahasuar me 23.7 vjet, për gratë që nuk ndjekin një zakon të vetëm të shëndetshëm.

Burrat që pinë shumë duhan (më shumë se 15 cigare në ditë), si dhe burrat dhe gratë me mbipesha (me indeks të masës trupore mbi 30) kanë jetëgjatësinë më të ulët .