Një gotë lëng kthen forcën organizmit

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 14:45
Një gotë lëng kthen forcën organizmit

S imptomat e lodhjes konstante dhe humbjes së vullnetit mund të jenë shenjë e pasqyrës jo të mirë të gjakut. Ky lëng është i shëndetshëm, i shijshëm, dhe më e rëndësishmja - përmirëson pasqyrën e gjakut. Përbërësit: 1 kilogram panxhar, lëngun nga një limon, gjysmë kilogram karota, 3 portokaj, 3 mollë, 1 kilogram mjaltë.

Përgatitja

Panxharin, karotën dhe mollët i pastroni dhe i vendosni në blender. Nga limoni dhe portokajtë shtrydhni lëngun dhe vendosni në blender. Pasi t'i keni imtësuar dhe përzier të gjithë përbërësit, lëngun e vendosni në një enë të thellë, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Lëngun e përzier mund ta vendosni nëpër shishe të vogla, çdo mëngjes në lukth të zbrazët. Pini nga gjysmë gote.

(Kosova Sot Online)