Ilaçet natyrale për sëmundjen e Crohn-it

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 15:00
Ilaçet natyrale për sëmundjen e Crohn-it

Shpeshherë preket edhe pjesa e fundit e zorrës së hollë, e fekalet nuk mund të kalojnë. Në rast të kolitit ulçeroz, infektohet vetëm zorra e trashë, e vjen deri te diarreja.

VAJI I BIMËS SË LIMONIT

Bimën e freskët ose 100 g bimë të thatë i shtoni në 1 litër vaj ulliri, e më pas e vendosni në shishe dhe e mbyllni mirë. E lini të qëndrojë për 30 ditë në diell ose në vend të ngrohtë në shtëpi. Masazhi me këtë vaj ndihmon te dhimbjet në stomak.

ÇAJ NGA KANTARIONI DHE KAMOMILI

Një litër ujë të vluar e përzieni me një lugë të supës gjethe dhe lule kamomili të thatë dhe një lugë kantarion të thatë. E lini të mbuluar për gjysmë ore. E lini të ftohet dhe e pini gjatë ditës.

KOMPRESË NGA MIJËGJETHËSJA (ACHILLEA MILLEFOLIUM)

Preni imët gjethet e freskëta ose të thata dhe shtoni pak kamomil. Nga përzierja formoni jastëk, e ngrohni mirë çdo mbrëmje dhe e vendosni në stomak. Bëni pauzë shtatë ditë dhe përsëriteni përsëri.

(Kosova Sot Online)