Meditimi rritë egon tuaj dhe iu krijon narcizëm

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 15:17
Meditimi rritë egon tuaj dhe iu krijon narcizëm

Meditimi me sa duket do iu bëjë të ndiheni superiorë shpirtërisht dhe gjithashtu do rrisë narcizmin.

Format e zhvillimit spiritual mund të rrisin ndjenjën e superioritetit dhe gjithashtu të iu rrisin egon, tregojnë studimet e reja, shkruan “DailyMail”.

Ekspertët holandez kanë studiuar pyetësorë të rreth 4 mijë personave, dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes praktikumit të meditimit dhe ndjenjave të superioritetit.

 

Ata kanë gjetur se personat që janë të përfshirë në terapi “energjike” si leximi i aurës, ishin personat më mendjemëdhenj.

Format e ndryshme të trajnimit si p.sh. zhvillimi i vëmendjes, meditimi, vetëshërimi dhe leximi i aurës, kanë për qëllim të distancojnë njerëzit nga egoja e tyre dhe ndjenjat e vetë-vlerësimit.

Por trajnimi spiritual me sa duket po ka efektin e kundërt, duke i shtyrë dhe shumëfishuar ndjenjat e njerëzve drejtë idesë se ata kanë nevojë të jenë më të suksesshëm dhe të respektuar.

Ky trajnim po ka efekt paradoksal, duke i shtyrë praktikuesit të ndjehen superiorë ndaj personave që nuk praktikojnë këto trajnime.

Praktikuesit kanë ndjenjën se arritjet në jetë mund të përcaktohen vetëm nga arritja e tyre spirituale. Sipas udhëheqësit të studimit, profesorit Roos Vonk, këto praktika janë të lidhura me ndjenjën e superioritetit por nuk janë shkaktari.

Qëllimi këtyre praktikave, sipas Vonk është që praktikuesi të kuptoj botën pavarësisht vetës, pra të kuptoj gjërat më të mëdha se njeriu.

Por efekti psikologjik i saj, i bënë personat të aktivizojnë motivet e tyre personale.

(Kosova Sot Online)