Lexoni edhe:
900 metra kolona për të dalë nga Kosova, këto janë pritjet nëpër pikat kufitare
Një avokado në ditë sipas shkencëtarëve ndihmon në përmirësimin e nivelit ë kolesterolit të keq. Avokado po ashtu përmirëson yndyrën në gjak, që ndërlidhet me sulmin në zemër, madje edhe te personat që vuajnë nga mbipesha. Hulumtuesit pohojnë se një avokado në ditë mund të zëvendësojë yndyrat e dëmshme me një dietë me version të shëndetshëm. Liderja e studimeve, Penny Kris-Etherton, thotë: 'Në Shtetet e Bashkuara avokadot nuk janë ushqim i shpeshtë dhe mund të jenë të shtrenjta për nga çmimi. Po ashtu, shumica e njerëzve nuk e dinë se sa e shëndetshme është".
900 metra kolona për të dalë nga Kosova, këto janë pritjet nëpër pikat kufitareLexoni edhe:
Avokadot po ashtu mund të konsumohen me sallatë, perime, sandviç. Në studim kishin marrë pjesë 45 pacientë të shëndetshëm, që vuanin nga mbipesha, midis moshës 21 dhe 70 vjeç. Ata kishin aplikuar një dietë për uljen e kolesterolit. Për studim ata kishin përdorur nga një avokado. Pjesëmarrësit gjatë aplikimit të kësaj diete, duke konsumuar një avokado për çdo ditë, kishin pësuar rënie të kolesterolit për 10 për qind, brenda pesë javëve. Këto zbulime ishin publikuar në revistën "Journal of the American Heart Association".
(Kosova Sot Online)