Rikthehuni në normalitet! Këto 3 pije detox do t’ju ndihmojnë të pastroni organizmin pas festave të fundvitit

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 14:24
Rikthehuni në normalitet! Këto 3 pije detox do t’ju ndihmojnë të pastroni organizmin pas festave të fundvitit

Në festat e fundvitit të gjithë e teprojmë me ushqimin dhe shpesh e kemi të vështirë t’i kthehemi sërish normalitetit. Kjo sigurisht që ka ndikim të madh në organizmin tonë, ndaj është e mira ëq pak nga pak t’i rikthehemi një rutinë të shëndetshme. Së pari duhet pastruar organizmi nga gjithë helmet dhe kjo gjë mund të realizohet vetëm përmes pijeve detox.

Përveçse pastrojnë organizmin, pijet detox ju japin energji dhe ju mbajnë të hidratuar. Më poshtë do të gjeni 3 pije detox që janë shumë të dobishme dhe që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore.

Ujë me limon

Nise ditën me një filxhan me ujë, i cili do të të ndihmojë për të djegur më shumë yndyrë gjatë ditës. Po ashtu, uji me limon të ndihmon edhe për të pastruar helmet nga organizmi. Gjatë periudhës së ftohtë, një filxhan i ngrohtë me ujë dhe limon është zgjidhja më e mirë.

Lëngjet jeshile

Që mund të përgatitet me çdo lloj gjetheje jeshile. Nëse ke një shtrydhëse frutash, mos mendo gjatë çfarë mund të hedhësh brenda saj. Të gjithë përbërësit natyralë jeshilë kanë një efekt të jashtëzakonshëm detoksikimi, si spinaqi, limoni, xhenxhefili etj. Bëji bashkë dhe futi në shtrydhëse. Një zgjidhje më produkte jeshile është gjeniale për ta ndier veten më të lirë gjatë gjithë ditës.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një antioksidant shumë i mirë, i cili të ndihmon për të detoksikuar organizmin, por njëkohësisht edhe për të rritur energjinë. Dhe sa më shumë çaj jeshil të pish gjatë stinës së ftohtë, aq më të lehtë do ta ndiesh trupin gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)