Lëngu i gjelbër: Detoksikimi i organizmit pas festave

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 09:54
Lëngu i gjelbër: Detoksikimi i organizmit pas festave

Pas një shujte të majme plot me kalori, jemi të sigurt se do t'ju shkonte për shtati një detoksim. Detoksimi i organizmit sugjerohet disa herë në vit, sidomos pas festave kur shumica prej nesh kënaqmi në ushqim të dëmshëm. Kur për një kohë të gjatë konsumoni ushqim helmues, organet për pastrim - mëlçia dhe veshkat - nuk janë në gjendje të eliminojnë të gjitha helmet, prandaj ushqimet qëndrojnë në organizëm si shtresa dhjamore.

Përbërësit

250 g spinaq -1 limon -1 portokall -pak xhenxhefil -1 banane e ngrirë -200 ml qumësht bademi ose kokosi -disa kubëza me akull Pemët i qëroni, bananen dhe xhenxhefilin i preni në rriska dhe të gjitha i vendosni në blender. Së pari shtoni qumështin e spinaqin e më pas pjesën tjetër të artikujve. Blenderin e lëshoni në shpejtësi jo të shpejtë, në mënyrë që së pari të përzihen qumështi she spinaqi. Pas pak shtoni shpejtësinë, prisni edhe disa momente për t'u bindur se spinaqi dhe xhenxhefili janë bluar. Përzieni derisa ta fitoni një masë homogjene. Një gotë të përzierjes ta konsumoni në mëngjes, e tjetrën për pasdite. Sugjerohet që ta konsumoni për disa ditë rresht, në mënyrë që të ketë efekt.

(Kosova Sot Online)