Bima që shëron kancerin e mitrës, dhimbjet e dhëmbit dhe sëmundjet e lëkurës

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 10:51
Bima që shëron kancerin e mitrës, dhimbjet e dhëmbit dhe sëmundjet e lëkurës

Bima Bar Veshi (lat. Sempervivum) më së miri përshkruhet nga emri i saj latin, që në përkthim do të thotë "gjithmonë e gjallë". E karakterizojnë gjethet e saj të trasha përplot me ujë. Kjo bimë është e pasur me taninë, mukozë bimale, vaj. Hulumtimet kanë vërtetuar se posedon flavonoide dhe karbohidrate. Mund të përdoret në formë të lëngut, shtresave të lyera, yndyrë, tinkturë dhe çaj. Është ilaç tradicional për dhimbjet e veshit. Lëngu i saj shkrin dyllin e tepërt në vesh dhe pakëson dhimbjet. Mjafton që 2 deri 3 ml lëng nga gjetet t'i futni në vesh, të rrini shtrirë pakëz dhe pas disa minutave të lejoni që lëngu të rrjedhë nga veshi.

Kjo bimë ka efektin e ngjashëm sikurse edhe aloe vera, e cila është e njohur në shërimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Me këtë bimë mund të shëroni: sytë, plagët dhe të thatit, urdhjen, lëkurën e fortë në thembra. Lëngu i bimës mund të konsumohet ose të shpëlahet goja në rast të bronkitisit, dhimbjes së dhëmbit, veshit apo fytit, e nëse e përzieni me mjaltë shëron miomën dhe cistet në mitër.

(Kosova Sot Online)