'Bomba' me vitamina, e cila stimulon humbjen në peshë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 15:15
'Bomba' me vitamina, e cila stimulon humbjen në peshë

Edhe pse kjo supë do të mund të gjendej në rubrikën e recetave, vendi i saj është këtu pasi që mbron shëndetin në përgjithësi. Nëse ju mungon një ide për drekë, mos kini dyshime. Le të jetë pjesë e drekës kjo supë plot magji dhe shumë e shëndetshme. Ju mbron, por do të ndikojë që yndyra dhe dhjami shtesë i grumbulluar në organizmin tuaj të shkrihet Nëse luftoni me kilogramët shtesë, kjo supë është për juve. Kjo supë është përplot me fibra, e erëzat që i posedon përmirësojnë tretjen, pastrojnë organizmin nga helmet dhe është aleat për humbje në peshë

PËRBËRËSIT:

- 1 patate; - 3 karota; - 1 pjesë selino; - 1 qepë të kuqe; - 1 hudhër; - kripë deti; - 1/2 e lugës piper; - 1 lugë spec të bluar; - gjethe të dafinës; - 400 g domate të pasterizuar; - 400 g bizele nga konserva; - pak spinaq; - vaj ulliri.

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit e përmendur, përpos spinaqit dhe vajit të ullirit, i zieni në zjarr të lehtë. Kur perimet të jenë zier mjaftueshëm, ia shtoni spinaqin dhe e lini të qëndrojë edhe pak kohë në zjarr të lehtë për disa minuta. Vajin e ullirit ta vendosni në secilën pjatë para se ta shërbeni. 

(Kosova Sot Online)