Në çfarë mënyre truri mund ta shërojë trupin tuaj?

  • E.K /
  • 08 janar 2021 - 13:02
Në çfarë mënyre truri mund ta shërojë trupin tuaj?

S pecialisti Dr. Michael Moskowitz ishte 49- vjeçar, kur ai dhe një shok i tij kishin vështruar disa vetura të blinduara, që do të merrni pjesë në paradë. Dr Moskowitz më pas ishte rrëzuar. Kur kishte rënë në tokë, këmba e tij ishte 90 shkallë këndin në krahasim me tjetrën. Derisa ishte shtrirë në ambulancë, pos se kishte dhimbje, ai më nuk kishte ndjerë dhimbje. Ai po aplikonte fenomenin mjekësor që ua kishte mësuar studentëve të tij, por kurrë nuk e kishte provuar.

'Shumë thjesht, truri im e ndali dhimbjen', thotë ai. 'Kjo ishte përvoja ime e parë se truri mund ta eliminojë dhimbjen'. Truri ndalon dhimbjen nëse nuk lëvizni. Pra, për aq gjatë sa Dr. Moskowitz nuk kishte lëvizur, ai nuk ishte në rrezik. Me kalimin e viteve ai ndjen shumë pak dhimbje në këmbë. Ai ka mësuar edhe një leksion që ka të bëjë me dhimbjen: "Me shekuj qasja tradicionale e dhimbjes ishte që nervat dërgojnë sinjale njëkahëshe deri në tru, ndërsa që intensiteti i dhimbjes është proporcional me seriozitetin e lëndimit tuaj. Me fjalë të tjera, dhimbja dorëzon një raport të saktë të dëmtimit apo lëndimit, dhe roli i trurit është që thjeshtë ta pranojë këtë raport".

(Kosova Sot Online)