Vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut? Ja si ta zgjidhni problemin

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 10:14
Vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut? Ja si ta zgjidhni problemin

Problemi i qarkullimit të dobët të gjakut mund të zgjidhet përmes ushtrimeve, për të cilat mjaftojnë 15 deri 20 minuta në ditë.

SHTRIHUNI!

Në mëngjes mos u zgjoni përnjëherë nga shtrati, por së pari qëndroni aty. Shtrini mirë duart dhe këmbët.

USHTRIMET E QAFËS

Kthejeni kokën në të majtë, pastaj në të djathtë duke numëruar deri në dhjetë. Më pas ktheni kokën në rreth, e ushtrimet i përfundoni duke lëshuar kokën deri te gjoksi.

POMPAT

Para se ta bëni dushin e mëngjesit, bëni një seri prej dhjetë pompave. Kjo ju dhuron forcën për të cilën keni nevojë gjatë ditës.

ECNI!

Ecja është njëra ndër mënyrat më të mira për qarkullimin e gjakut. Ecja bën që muskujt të shtrëngohen dhe të relaksohen dhe në këtë mënyrë të pompojnë gjak në gjithë trupin. Ecja është forma më e lehtë e ushtrimeve e cila ul shtypjen e lartë të gjakut. Filloni me shëtitje të lehta, dy apo tri herë në ditë.

NOTI

Noti më së paku ngarkon nyjat dhe është i dobishëm për trupin, sepse është ushtrim pa ngarkesë. Përmes notit punon i gjithë trupi dhe përmirësohet depërtimi i oksigjenit në trup, e sidomos deri në mushkëri dhe në zemër.

JOGA

Joga kërkon frymëmarrje të kontrolluar dhe ky lloj i frymëmarrjes shton përqendrimin e oksigjenit në gjak, mundëson qarkullimin e gjakut në muskuj dhe kështu përmirëson qarkullimin.

(Kosova Sot Online)