Zemra e parë totalisht artificiale dhe e përhershme ka marrë aprovimin

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 15:22
Zemra e parë totalisht artificiale dhe e përhershme ka marrë aprovimin

Zemra e parë totalisht artificiale dhe e përhershme ka marrë aprovimin përfundimtar për shitje në Evropë nga rregullatorët evropianë.

Ajo është një strukturë biokompatibël që peshon vetëm 900 gramë, pra më pak se zemra e një të rrituri dhe është totalisht autonome.  

Zemra artificiale është prodhuar nga Prof. Alain Carpentier, vigani i kirurgjisë dhe shpikësi i valvulave të zemrës.

Zemra artificiale është një nga kryeveprat bioinxhinierike, elektronike, hidraulike dhe mjekësore e prodhuar ndonjëherë. Deri në Maj 2020 është përdorur në 13 pacientë me rezultate të jashtëzakonshme. Bateria e saj me litium është e programuar për 230 milionë rrahje ose 5 vjet. Më pas rehabilitohen membranat biologjike.

Kardiokirurgu Alain Carpentieri në 1993 i propozoi industrisë franceze Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale. Lagardere vendosi disa laboratorë dhe inxhinierë nga kompania e tij e raketave Matra në dispozicion të Carpentier dhe projekti u zgjerua me kalimin e viteve. Pas 27 vitesh përpjekje, rregullatorët evropianë pak ditë më parë, kompanisë Carmat i dha markën CE për pajisjen, që do të thotë se kompania tani mund ta shesë zemrën artificiale në Bashkimin Evropian si një urë për një transplantim për pacientët që vuajnë nga insuficienca e pakthyeshme e fazës fundore të zemrës.

Bloomberg shkruan se këtë vit aksionet e Carmat kanë përparuar me 66%, duke i dhënë kompanisë një vlerë tregu prej rreth 407 milionë euro.

Ndërkohë që ekspertët thonë se zemra artificiale e Carmat ka potencial të madh dhe mund të korrë 700 milionë euro në shitje vjetore në Evropë deri në vitin 2030. Carmat do të fillojë shitjen e pajisjes në tremujorin e dytë të 2021, ka deklaruar kompania.

(Kosova Sot Online)