Shkenctari britanik thotë se varianti i ri i COVID-19 mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 17:21
Shkenctari britanik thotë se varianti i ri i COVID-19 mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se është e mundur që varianti Brazilian i COVID-19 mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave kundër virusit.

Shkencëtarët dhanë alarmin për llojin e ri të COVID pak ditë më parë, ndërsa Vallance tha se ai nuk mendon se lloji i mutuar i virusit mund të ketë evoluar për të kapërcyer sistemin imunitar, por “nuk e dimë me siguri”, raporton Dailymail.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dje pranoi se zyrtarët ishin “të shqetësuar” për variantin dhe pretendoi se Qeveria ishte “duke marrë hapa” për të siguruar që ajo të mos përhapet në Britani.

Varianti Brazilian i COVID është lloji i katër i mutuar i COVID i zbuluar, ndërsa varianti i parë u zbulua në Britani.

Shumë shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa, një variant tjetër i COVID-19 u zbulua më pas në Afrikën e Jugut dhe vetëm disa ditë më vonë u zbulua një variant tjetër në Japoni.


(Kosova Sot Online)