Hani sardele sa më shpesh dhe do të keni eshtra më të mirë dhe zemër më të shëndetshme

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 08:34
Hani sardele sa më shpesh dhe do të keni eshtra më të mirë dhe zemër më të shëndetshme

Sardelet për shumicën e njerëzve nuk janë edhe aq shumë në listën e ushqimeve më të shijshme.

Natyrisht, për shijet nuk duhet të debatojmë, por kur ta lexoni përse është mirë të hani sardele, do ta kuptoni që pak “viktimizim” nuk është gjë në krahasim me përfitimet të cilat i ofron ky ushqim.

Janë jashtëzakonisht të pasura me proteina

Paketimi 80 gr i sardeleve përmban madje 23 g proteina. Keni parasysh që doza e rekomanduar ditore është nga 24 deri në 28 g e kësaj materie shumë të rëndësishme.

Ndihmojnë në shërimin e inflamacioneve dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet

Sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i EPA-së dhe DHA-së, dy thartira yndyrore për të cilat shkenca ka konstatuar që shërojnë inflamacionet.

Mbrojnë shëndetin e eshtrave

Për shkak të sasisë së lartë të kalciumit, sardelet mund të ndihmojnë të ruani shëndetin e eshtrave. Vetëm 50 g sardele përmbajnë 217 mg kalcium!

Ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe ankthit

Sardelet përmbajnë shumë acide yndyrore omega 3 dhe zbulimet e reja shkencore tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis këtyre substancave dhe rezistencës ndaj depresionit.

Shëndeti i zemrës

Marrja e rregullt e një sasie të mjaftueshme të acideve yndyrore omega 3 nga peshqit, të tilla si sardelet, është e shkëlqyeshme për zemrën, sepse ul kolesterolin dhe presionin e gjakut, dhe kështu parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut.

Antioksidantë të fortë

Sardelet përmbajnë selen, një mineral që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë, i cili parandalon dëmtimin e organeve të brendshme.

Shëndeti lëkurës

Acidet yndyrore të sardeles luajnë një rol të madh në shëndetin e lëkurës. Ato lehtësojnë proceset inflamatore në lëkurë dhe i japin asaj një shkëlqim të shëndetshëm.

Ruajnë shëndetin e trurit

Vaji i peshkut dhe acidet yndyrore janë të shkëlqyera për trurin.

Ulin oreksin

Kur hani sardele për një vakt, ato do t’ju ngopin aq shumë sa nuk do të ndjeni dëshirën për ushqime të panevojshme. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të humbni peshë.

(Kosova Sot Online)