Keni probleme me depresionin? Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë ta luftoni

  • G.G /
  • 19 January 2021 - 15:15
Keni probleme me depresionin? Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë ta luftoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), depresioni është një sëmundje e përhapur mendore, shenjat më të zakonshme të së cilës janë trishtimi, vetëvlerësimi i ulët, ndryshimi i humorit, ankthi, mungesa e interesit dhe kënaqësia. Mgejithatë ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të luftoni depresionin.

Tërshëra

Fibrat janë çelësi për të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak. Drithërat e shëndetshëm ekuilibrojnë nivelet e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme të karbohidrateve të thjeshta dhe sheqerit. Tërshëra është e pasur me fibra dhe ato ekuilibrojnë nivelet e glukozës ndërsa qetësojnë edhe sistemin tretës, duke rritur mirëqenien emocionale. Ato janë të pasura me vitamina B, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trurit dhe stabilitetin emocional.

Arrat dhe bajamet

Arrat trajtojnë depresionin sepse ato janë të pasura me acide yndyrore omega-tre, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet konfirmojnë se nivelet e ulëta të omega 3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë me radikalet e lira. Përveç kësaj, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!

Banane

Bananet janë të pasura me magnez dhe ato ndihmojnë në trajtimin e stresit, depresionit ose ankthit.

Spinaqi dhe lakra jeshile

Ju duhen antioksidantë për të luftuar depresionin, dhe gjethet jeshile janë burimet më të mira të antioksidantëve. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në çlirimin e neurotransmetuesit dopamine, i cili përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore!

(Kosova Sot Online)